PD: Ja sa taksa do paguajë një famije kryeqytetase në muaj

schedule11:47 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 11:47 - 23 Dhjetor, 2017

Pas kalimit të buxhetit për vitin  2018 sipas Partisë Demokratike familjet në Tiranë do të paguajnë më shumë taksa. Këshilltari demokrat në selinë blu Akil Kraja përllogariti koston financiare në një deklaratë për shtyp.

75 mijë lekë në muaj sipas Partisë Demokratike do të duhet të paguajë për taksa dhe tarifa vitin që vjen një familje në Tiranë.

“Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj;

Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj

Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë

Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.

Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë

Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj.

Në faturën familjare mund të përfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve.

Keshilltari demkrat ne seline blu Akil Kraja shprehet se kjo eshte parashikuar ne buxhetin qe u miratua per vitin 2018.

“Që kur Erion Veliaj, mori drejtimin e kryeqytetit, rritja e taksave është politikë konstante e tij.

Në fund të vitit 2016, të ardhurat e mbledhura nga taksat e tarifat arritën një rekord të panjohur më parë –  55 milion euro në vit.

Por ky nuk është fundi i rekordit të Erion Veliajt.

Ne buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kerkon te dyfishoje te ardhurat nga taksat.

Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro. “

Kraja akuzoi këshillin bashkiak të Tiranës se e miratoi buxhetin në mënyre të paligjshme./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!