Mashtrim për investim në bursa përmes Call Center, 2 në pranga dhe 2 në kërkim në Tiranë

schedule11:20 - 22 Shtator, 2023

schedule 11:20 - 22 Shtator, 2023

Një tjetër rast i mashtrimit të të huajve përmes call centerave që ndodhen në vendin tonë është zbuluar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Momentum” është bërë i mundur arrestimi i dy personave dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë të katër administrator në një subjekt call center.

Sipas policisë në pranga janë vënë Marjo Kolli 25 vjeç dhe Bjorn Kareco 27 vjeç dhe janë shpalklur në kërkim një 51 vjeçare dhe një 32 vjeçar.

Këta 4 shtetas kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuerike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!