“Qëndrimet e Ramës në OKB, të favorshme për Kosovën”, Lekaj: Më në fund Shqipëria po zë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare

schedule16:27 - 21 Shtator, 2023

schedule 16:27 - 21 Shtator, 2023

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u shpreh se Pavarësia e Kosovës nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh nga vendet e tjera.

Ai tha se më në fund Shqipëria po merr vëmendjen e merituar në arenën ndërkombëtare. I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku lidhur më deklaratën e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ‘duartrokiti’ më herët gjatë ditës së sotme deklaratën e Ramës për Kosovën në OKB, ai tha:

“Sa i përket seancës të Këshillit të Sigurimit, mendoj që është mirë që të ketë sesion që ka udhëhequr kryeministri i Shqipërisë dhe duhet t’i gëzohemi një fakti që më në fund Shqipëria po zë vendin e merituar në arenën ndërkombëtaren në gjeopolitikë dhe duhet të na vijë mirë. Mendoj se qëndrimet kanë qenë të favorshme për Kosovën por dhe për demokracinë dhe qëndrimet për luftën në Ukrainë, duke filluar nga zyrtarë të lartë të BE dhe me theks të veçantë nga SHBA, që janë tempulli i demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve në përgjithësi në botë.”, theksoi Lekaj.

Çfarë tha Rama në OKB:

“T’ju tregoj shembullin e Ballkanit Perëndimor, ata që kanë parë luftën si rrugë për arritjen e objektivave të tyre, në fakt janë penduar. Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin lindjen e republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale. Pavarësia e Kosovës që është sanksionuar nga Gjykata ndërkombëtare Penale, e cila nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!