Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi vendosur nëse do t’i japim raketa ATACMS Ukrainës

schedule22:53 - 20 Shtator, 2023

schedule 22:53 - 20 Shtator, 2023

Presidenti i SHBA Joe Biden mezi pret të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe të mësojë më shumë për kundërofensivën ukrainase, tha zëdhënësi i tij John Kirby.

Duke folur për gazetarët, Kirby tha se Shtëpia e Bardhë i kishte kërkuar Zelenskit të takohej me kongresmenë dhe senatorë amerikanë dhe të diskutojë nevojat ushtarake të vendit të tij. Siç tha ai, mundësia për t’i dhënë Kievit raketat amerikane ATACMS mbetet “në tavolinë”, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Përfaqësuesi gjithashtu vuri në dukje se është kritike që Kongresi të miratojë fonde shtesë për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!