Pavarësisht se ishte mbrëmja e parë e fazës së grupeve të UEFA Champions League, sërish incidentet nuk kanë munguar, ku përveç plagosjes së tifozit të Newcastle në Milano, incidente janë shënuar dhe në Barcelonë.
“Katalanasit” pritën në ndeshjen e parë të këtij edicioni belgët e Antwerp, duke fituar kështu sfidën me rezultatin 5 me 0, mirëpo në rrugët e Barcelonës atmosfera ka qenë totalisht ndryshe nga fusha e blertë.
Të paktën 2600 tifozë belg ishin të pranishëm në qytetin spanjoll, duke shkaktuar jo pak trazira si para dhe pas ndeshjes, ku janë përplasur dhe me forcat e policisë, me këta të fundit që më pas kanë sqaruar se pavarësisht trazirave nuk ka patur të plagosur apo të lënduar. /i.m /abcnews.al