SPAK jep pretencën për dosjen e bashkisë Dimal/ Ja çfarë kërkon prokuroria për pesë ish-zyrtarët

schedule14:26 - 20 Shtator, 2023

schedule 14:26 - 20 Shtator, 2023

Prokuroria e posaçme ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për 3 ish zyrtarët Bashkise së Dimalit dhe 2 përfaqesues të një firme private që akuzohen për shpërdorim detyre, dhe korrupsion.

Prokurori i posaçëm Elvin Gokaj, kërkoi shpalljen fajtor dhe dënumin me 4 vite burg të Arben Gurajt që ka mbajtur postin e sheëfit të  trasporteve në bashkinë e Dimalit. Për altin palin me detyrë drejtor I Zyrës së Urbanistikës u kërkua 3 vite heqje lirie.

Për Arjan Demirin u kërkua dënimi me një vit burg dhe  Vait Koshin 18 muaj, ndërsa për Valentina Jancen që mbante postin e shefes së urbanistikës u kërkua 3 vite heqje lirie dhe pezullim i dënimit. Sipas prokurorisë funksionarët e bashkisë akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa në banesat e tyre.

Ndërsa dosja është veçuar për disa raste të tjera dhe është trasferuar në prokurorinë e Beratit ku janë evidnetuar me 10-raste të shpërdorimit të detyrës. Zyrtarët ranë në pranga më 14 shkurt të këtij viti ndërsa hetimet filluan pas denoncimit të bërë një qytetar. Ai akuzonte punonjësit e Bashkisë së Dimalit, se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike me argumentin se atje do të ndërtohej një lulishte. Por pas shëmbjes së objektit, prona i ka kaluar një tjetër qytetari ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!