Shtohen infeksionet e syrit/ Ndikojnë virozat e stinës dhe plazhet gjatë verës

schedule15:00 - 19 Shtator, 2023

schedule 15:00 - 19 Shtator, 2023

Stina e virizave, poor dhe ajo e pushimeve te veres kane shtuar rastet me infeksione ne sy. Pas sezonit te plazhit është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore tek okulisti.

Mjekët thonë që më të prekur janë ata që kanë frekuentuar pishinat, të cilat gjatë verës janë të mbipopulluara dhe mundësia për të marrë infeksione është e lartë.

Inflamacione specifike që janë cdo vit prezente, bakteriale, alergjike, virale që vijnë si pasojë e pishinave me ujë të ndotur, nga ambiente që kanë shumë ngarkesë me njerez, shume viruse dhe mikrobe ne qarkullim, higjena shume e ulët larjes së duarve” tha mjekia Nora Burda.

Mjekja okuliste Nora Burda thotë se ka trajtuar deri në 15 raste në ditë me infeskion në sy. Shqetësimet në disa raste janë të lehta, megjithatë nuk duhen neglizhuar.

Ka sekrecione me ngjyrë të verdhe, skuqje të syve, ka enjtje, edeme të syve, kruajtje, mund t’i dalë ndonjë gjender e dhimbshme” shto mjekia.

Të prekur nga infeksionet e syrit janë të gjitha grupmoshat. Sipas mjekes, më shumë kujdes duhet të tregojnë te vegjlit dhe personat që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese, të cilët duhet të paraqiten menjëherë tek mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!