Piktura e artistit britanik Benksi, ku në vend të deputetëve në parlamentin britanik janë ulur shimpanze, u shit në ankand për një vlerë rekord 11.1 milion euro. Në një reagim në Tëiter vetë autori shprehu keqardhjen, që piktura nuk i përkiste më atij.
Mjaftuan 13 minuta për të transformuar parlamentin e Britanisë së Madhe të mbushur me shimpanze në veprën rekord të artistit britanik Banksy. Piktura ku shfaqen shimpanze të ulur në poltronat e gjelbërta në vend të deputetëve britanikë, u kërkua nga 10 koleksionistë në një ankand i cili përfundoi me vlerën e 11.1 milion eurosh. Shtëpia e ankandeve Sotheby, dhe pse mbajti anonim emrin e blerësit konfirmoi shitjen e veprës së Benksit, identiteti i të cilit gjithashtu nuk dihet për publikun.
Shitja e kësaj pikture vjen pas disa javësh të tensionuara në Mbretërinë e Bashkuar, ku kryeministri urdhëroi fillimisht mbylljen e punimeve në parlament. Por vendimi i Xhonson u anulua nga Gjykata e lartë, në një kohë që vendi prêt daljen nga Bashkimi Europian në 31 tetor.
Piktura ka përmasa pothuajse gjigande, katër metër e gjysëm e gjerë dhe dy metra e gjysëm e lartë dhe së fundmi është pagëzuar me emrin :Parlamenti i pazhvilluar duke vënë theksin në regresin e politikës në vend. E realizuar dhjetë vjetë më parë, muzeu Bristol e ekspozoi për të shënuar ditën e Brexit. /ABC News Albania 24/7