Kurbinasit kërkojnë “suprizrën” ndaj shkodranëve, publilkohen formacionet e sfidës Teuta-Skënderbeu

schedule14:36 - 19 Shtator, 2023

schedule 14:36 - 19 Shtator, 2023

Në orën 15:00, në stadiumin e Laçit, “bardhezinjtë” e Kurbinit do të presin shkodranët “kuqebluv” të Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Laçi i drejtuar nga tekniku Skerdi Bejzade vjen nga një fitore magjike e javës së kaluar, ku arritën të mundnin me rezultatin e thellë, 6 me 1, durrsakët e Tetutës dhe për fitoren pritet të luftojnë dhe mesditën e sotme.

Në krahun tjetër, “kuqeblutë” e Vllaznisë vijnë nga një barazim pa gola ndaj Partizanit, ku nuk arritën dot të gjenin golin e fitores edhe pse për më shumë se 80 minuta, “demat e kuq” mbetën me 10 lojtarë.

Formacionet zyrtare:

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kurti, Qato, Kryeziu, Manellari, Barjamaj, Ujka, Melo, Sobouejll

TRAJNER: Skerdi Bejzade

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Çeshmedjiev, Mala, Gruda, Balaj

TRAJNER: Migen Memelli /i.m /abcnews.al