Për shkak të fluksit të shtuar dhe ngarkesës që krijohet në trafik me rastin e festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrin që ndalon përkohësisht qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë brenda unazës së mesme dhe në disa segmente të tjera rrugore.
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2017, duke nisur nga ora 07.00-22.00.
Gjithashtu, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme festive në këto ditë festash dhe rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga qytete të tjera të vendit, Bashkia e Tiranës ka pezulluar të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, sipas urdhrit, deri në dt. 1 Janar.
Në zbatim të urdhrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të ndalohet në këto segmente rrugore:
Rr. “Dritan Hoxha”;
Rr. “5 Maji”;
Rr. “Petro Nini Luarasi”;
Rr. “Sulejman Delvina”;
Rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”;
Rr. “Elbasanit”;
Rr. “Hoxha Tahsim”;
Rr. “Rruga e Dibrës”;
Rr. “Kristo Luarasi” (diga e liqenit);
Rr. “Don Bosko”./abcnews.al