Kjo ishte mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PS-së nën drejtimin e Bledi Çuçit. Mungoi kryeministri Rama pasi është në New York.
Mbledhja ka përfunduar dhe janë diskutuar vetëm cështjet sa i takojnë rendit të ditës në seanncën plenare të ditës së enjte.
Një seancë e cila do të jetë e rëndësishme, sepse votohet ligji për rikthimin e lojërave të fatit vetëm online.
Ky variant nuk pritur mirë edhe nga disa eksponentë të PS, dhe është vendosur që të mos votohet këtë të enjte, me arsyen se ka nevojë që të shihet me më shumë vëmendje kjo çështje, raporton gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.
Çështje tjetër që është diskutuar është ajo e pagave të gjyqtarëve kushtetues, ku edhe Basha dhe grupi i tij i vigël pranoi të bashkonte votat me Ramën, nuk u arrit numri 84 vota. Kjo nismë u shty dhe rrezikon të mos votohet as këtë të enjte.
Dy çështje të tjera që nuk kanë marrë sot përgjigj, është çështja e avokatit të popullit dhe ajo e Reformës Zgjedhore.
Të enjten Kuvendi duhet të marrë një vendim, dhe nëse nuk ndodh, kimisioni rrezikon të shkrihet, gjë të shkonte në favot të Bardhit dhe nëse rinovohet do të shkonte në favor të Bashës./abcnews.al