“Galaktikët” presin “baskët” në “Bernabeu”, publikohen formacionet e sfidës Real Madrid-Real Soceidad

schedule20:16 - 17 Shtator, 2023

schedule 20:16 - 17 Shtator, 2023

Në orën 21:00, “galaktikët” e Real Madrid do të presin në mitikun spanjoll, “Santiago Bernabeu”, “baskët” e Real Soceidad, në përballjen e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “mbretërit” e tij, me formulën e zakonshme të këtij sezoni, 4-3-1-2, ku në portë është pozicionuar spanjolli Kepa. Në krahët e mbrojtjes janë Dani Carvajal e Fran Garcia, ndërsa qendra mbulohet nga Rudiger e Alaba. Në mesfushë janë pozicionuar Federico Valverde, Tchouameni e Toni Kroos, ndërsa “fantazisti” Jude Bellingham është vendosur në rolin e “trekuartistit”. Ndërkaq, dyshja e sulmit do të plotësohet nga Joselu e Rodrygo.

Në krahun tjetër, tekniku i Real Sociedad, Imanol Aguacil i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 4-4-2, ku në portë është pozicionuar Remiro e para tij në mbrojtje, Tierney, Le Normand, Zubeldia e Traore. Në krahët e mesfushës janë vendosur Mendez e Barrentexea, ndërsa qendra mbulohet nga Merino e Zubimendi. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga ish-“galaktiku”, Takefusa Kubo dhe “fantazisti” Mikel Oyarzabal. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: