“Ukraina ka nisur një kundërofensivë që padyshim të gjithë shpresonim se do të ishte më e shpejtë, por gradualisht po fiton terren,” tha sekretari i NATO-s në televizionin Rai 3.
Stoltenberg përsëriti se të gjitha luftërat janë “të paparashikueshme” dhe shtoi se “sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, sa më shumë territor të mund të çlirojë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e bisedimeve”.