VIDEO/ Vendoset baraspesha, Zabergja çon topin në rrjetën e Erzenit

schedule17:32 - 17 Shtator, 2023

schedule 17:32 - 17 Shtator, 2023

Pas përfundimit të pjesës së parë, së sfidës Erzeni-Dinamo City, me avantazhin 1 me 0 të shijakasve pas golit të Maliqit, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e “bluve” të Dinamo City.

Në minutën e 57′ të sfidës, “bomberi” kosovar, Baton Zabergja merr një pasim fantastik në zonë dhe me një goditje potente mposht portierin e shijakasve, duke vendosur baraspeshën në sfidë. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: