Ndryshe nga çfarë pritej “blutë” e Chelsea kanë vazhduar ecurinë negative ndaj ekipeve të vogla, teksa pas humbjes ndaj Nottingham Forest, pasditen e kësaj të diele kanë barazuar me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, në transfertën e “qershive” të Bournemouth.
“Blutë” e drejtuar nga tekniku Maurizio Pochettino sulmuan gjatë gjithë kohës portën e vendasve në “Vitality Stadium”, mirëpo Nicholas Jacksion, Raheem Sterling, Mykhailo Mudryk e Cole Palmer, nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës, duke e mbyllur sfidën me rezultatin, 0 me 0.
Me këtë rezultat, Chelsea mbetet në vendin e 14-të të renditjes, me 5 pikë, pas 5 javëve të para të kampionatit dhe javën e ardhshme do të presë në “Stamford Bridge” skuadrën e Aston Villa. Në krahun tjetër, “qershitë” e Bournemouth mbetetn në vendin e 15-të të renditjes, me 3 pikë dhe javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt transfertës së Brighton. /i.m /abcnews.al
Përmbledhja e ndeshjes: