Foto ilustruese
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë fushës së sportit në Laprakë.
Dyshohet se një shtetas duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11-vjeç.
Si pasojë e aksidentit i mituri është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al