Udhëhoqi kartelin e drogës që formoi babai i tij, ekstradohet në SHBA djali i narkotrafikantit El Chapo

schedule07:30 - 16 Shtator, 2023

schedule 07:30 - 16 Shtator, 2023

Djali i bosit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán është ekstraduar në SHBA për akuzat e trafikut të drogës. Ovidio Guzmán dyshohet se ka udhëhequr, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.

Ovidio akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij. Ai u arrestua në janar në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.

“Ky veprim është hapi më i fundit në përpjekjen e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit,” tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland në lidhje me ekstradimin.

Ovidio Guzmán është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda López në vitet 1980 dhe 90. Më i madhi prej tyre, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri kartel në 2008.

El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga martesa e tij e mëparshme dhe nga lidhja e tij e mëvonshme me Coronelin. Guzmán, i njohur gjithashtu si “El Ratón” (Miu), u arrestua jashtë qytetit të Culiacán pas një operacioni mbikëqyrjeje gjashtëmujore.

29 persona vdiqën në përleshjet që pasuan dhe anëtarët e kartelit të tij dogjën autobusë dhe makina për të bllokuar rrugët hyrëse për të parandaluar përforcimet e policisë që të arrinin në qytet.

Ovidio u dërgua në Mexico City me një helikopter nga frika se nëse ai transportohej me rrugë, vrasësit e tij do të përpiqeshin të sulmonin kolonën./abcnews.al