Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një 45-vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë është dëmtuar.
“Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al