Shqipëria është një ndër destinacionet më trend dhe një ndër vendet më të lira të Europës për pushime. Airbnb platforma më e madhe online për shërbimet e akomodimit e ka renditur Shqipërinë në një prej vendeve më të lira për turistët në Europë.
Në një analizë të gjatë ku renditen mundësitë për të pushuar prestigjozja Daily Mail thekson se në Himarë një turist mund të marr një apartament me një dhomë gjumi vetëm për 138 £ në javë.
Britanikët që shpresojnë për një pushim të volitshëm jashtë vendit në Europë duhet të shkojnë në Ballkan për një Airbnb që kushton mesatarisht 40 £ në natë thuhet në artikull.
Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe destinacioni në trend që është për këtë vit Shqipëria janë cilësuar në studim si vendet më të lira të Europës për pushime me qira.
Megjithatë, në anën tjetër vendet më të shtrenjta për të pushuar janë Monako me 291 £ në natë, Islanda me 199 £, Zvicra me 179 £, £ dhe Greqia me 175 £. Studiuesit vunë në dukje se edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë vendet e shtrenjta, shpesh mund të gjendet një marrëveshje e mirë jashtë sezonit të lartë.
Çmimet më të shtrenjta për pushuesit në të gjithë Europën priren të jenë në mes të gushtit ndërsa më të ulëtat në fillim të shkurtit.
/abcnews.al