Nën kontratë me Bayern, Presidenti i “bavarezëve” aprovon kalimin e Nagelsmann në Kombëtare

schedule23:26 - 13 Shtator, 2023

schedule 23:26 - 13 Shtator, 2023

Që prej shkarkimit të teknikut, Hansi Flick ka stoli i “pancerave” gjermanë, emri më i përfolur për të marrë në “dorë”, drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë është ish-tekniku i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, mirëpo ky i fundit është ende nën kontratë me “bavarezët”.

Mirëpo, Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness ka konfimuar pasditen e kësaj të mërkure se kampionët e Bundesliga, nuk do të bëhen aspak pendesë për kalimin e 36-vjeçarit, në rast se ky i fundit pranon të marrë postin e teknikut të Kombëtares.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “BILD”, drejtuesit e Bayern kanë dhënë tashmë “dritën jeshile” dhe janë të gatshëm të pranojnë kërkesën e Federatës Gjermane të Futbollit, pa asnjë dëmshpërblim financiar e tashmë gjithçka është në dorën e Nagelsmann, për të vendosur nëse do të marrë mbi “supe” peshën e Kombëtares apo do të vazhdojë të qëndrojë pa “ekip”. /i.m /abcnews.al