Pavarësisht se merkato e verës sapo ka përfunduar, “galaktikët” e Real Madrid janë duke bërë gati planet për merkaton e vitit të ardhshëm, ku synohet forcimi i një sërë repartesh të organikës së skuadrës.
Përveç objektivit kryesor, që mbetet afrimi i “yllit” francez të sulmit, Klyian Mbappe tashmë “mbretërit” e Madridit po mendojnë zëvendësimin e anësorit të mbrojtjes, Ferland Mendy, me këtë të fundit, që jo pak herë ka qenë i dëmtuar gjatë kohës së tij te “los blancos”.
Për këtë arsye, “galaktikët” dhe vetë teknikur, Carlo Ancelotti kërkojnë të sjellin në “Santiago Bernabeu”, talentin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, me këtë të fundit që kërkon gjithashtu një largim nga “bavarezët” dhe tanimë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos. /i.m /abcnews.al