Ronaldo “Fenomeni” merr vendim të rëndësishëm, pagëzohet në të krishterë në moshën 46-vjeçare

schedule11:09 - 13 Shtator, 2023

schedule 11:09 - 13 Shtator, 2023

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo “Fenomeni”, është pagëzuar në të krishterë.

Kampioni i botës në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit dhe për shumë vite lojtari më i mirë në botë, vendosi që në moshën 46-vjeçare të pagëzohej.

Siç njoftoi, ai kishte besuar te Krishti që kur ishte fëmijë, por nuk ishte pagëzuar dhe ai mori këtë vendim të madh tani duke u ndjerë i rilindur si një fëmijë i perëndisë.

Postimi i Ronaldos:

“Sot është një ditë shumë e veçantë, unë jam pagëzuar.

Besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë themelore e jetës sime që nga fëmijëria, megjithëse nuk jam pagëzuar ende.

Me sakramentin, ndihem vërtet i rilindur si një fëmijë i perëndisë, në një mënyrë të re, më të vetëdijshme, më të thellë.

Unë ripërtëri angazhimin tim për të ndjekur rrugën e vullnetit të mirë, të lirë dhe spontan, duke besuar në dashurinë e Jezusit, në dashurinë për bamirësinë”, është shprehur “Fenomeni”./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)