Verrati i lumtur për “aventurën” e re në Katar: Mezi pres të fillojë sezoni i ri

schedule22:16 - 12 Shtator, 2023

schedule 22:16 - 12 Shtator, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” italian i mesfushës, Marco Verratti do të jetë lojtari më i ri i skuadrës nga Katari, Al-Arabi, me këta të fundit që derdhën në arkat e Paris Saint-Germain plot 50 milionë euro.

Për mediat, mesfushori italian ka bërë dhe deklaratat e para në lidhje me transferimin e tij, në Lindjen e Mesme, ku dukej tejet i lumtur dhe u shpreh se mezi pret të fillojë “aventurën” me klubin e tij të ri.

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të fillojë këtë sezon. Shpresoj të kemi një sezon të mirë, kam shumë dëshirë të filloj të luaj. Mezi pres të zbuloj gjithçka për këtë realitet i ri, nga stadiumi te tifozët e deri te klubi, shokët e skuadrës dhe trajnerët”,-deklaroi Verratti. /i.m /abcnews.al