Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Special Report” në ABC News, ndër të tjera tha se siguria në shkolla nuk përfshin vetëm komponentët e rrezikshëm, por nis që nga ushqimi dhe vazhdon me kushtet e tjera të ambientit.
Sipas Karamuços nuk është e nevojshme që të ndryshojë linja e sigurisë në shkolla, por duhet të futen komponentë të rinj.
Karamuço theksoi se impenjimi i të vjetërve në sigurinë e shkollave, duhet të ketë një stimul, pasi vullnetarizmi nuk ekziston.
“Siguria e shkollave, nga ajo qe në kemi parë në shkolla në SHBA, është një siguri më shumë komponentë, që nis nga ushqime, kushtet dhe më pas me komponentët e rrezikshëm.
Ne nuk duhet ta ndryshojmë linjën, por të fusim komponentë të rinj për sigurinë në shkolla.
Ne kemi parë shumë prindër që rrinë 2-3 të dera se kanë merak, ky është një moment që disa nga ata që kanë edhe eksperiencë në polici në të kaluarën, mund ta shfrytëzojnë këtë.
Por vullnetarizmi nuk ekziston, ndaj duhet të ketë një stimul, siç thotë ministri Balla.
Faza parandaluese është fazë që duhet të vijë nga vetë stafi pedagogjik” tha Karamuço.
Lidhur me deklaratën e Ballës për mbështetje politike ndaj policive me performancë të mirë, Karamuço shprehet se është pamundur të bëhet një matje e tillë, por sipas tij ajo që duhet të bëhet urgjent është dyfishimi i pagës së tyre.
“Balla i shikon nga pikëpamja politike dhe bën mirë, por nga pikëpamja subjektive është e vështirë që t’i ta masësh performancën.
Duhet të ndajmë nëse rezultatet janë sasiore apo cilësore. Nëse janë cilësore akoma më mirë.
Ajo që ne kemi kërkuar, është dyfishimi i menjëhershëm i pagës së policisë. Këto janë pjesë të një ndryshimi mentaliteti, mbi policinë e shtetit.
Vetëpastrimi po vonon, duhet të ishte vetëpastruar më kohë, sepse këta po prishin të gjithë stivën” shtoi ai.r.t/abcnews.al