Kanë kaluar 22 vite nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Sulmi ndaj kullave u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 radikalësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Këtë ngjarje e ka kujtuar dhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili ka shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara. Ai ka theksuar lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri.
“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale./abcnews.al
Today we pause to remember the tragic events of 9/11. We stand in solidarity with the United States, honoring the lives lost that day.
The fight against terrorism unites us, strengthening our resolve for peace and security.#alwaysremember
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 11, 2023