Princi Harry zbulon arsyen: Këtë vit do të kemi pak më shumë konkurencë me Meghan

schedule12:19 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:19 - 11 Shtator, 2023

Princi Harry, pas udhëtimit të rrufeshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pa gruan dhe fëmijët e tij, për t’i bërë homazhe Mbretëreshës Elizabeth në Windsor, më 8 shtator, me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së gjyshes, gjendet në Dusseldorf, për hapjen e “Invictus Games 2023”.

Një simbol i shpirtit dhe vullnetit të paepur, Lojërat Invictus janë një burim frymëzimi për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit. Ish-ushtarakët me aftësi të kufizuara nga 22 vende bashkohen dhe bëhen një familje, duke dëshmuar se në “fair play” nuk ka vend për kufizime dhe diskriminime.

Kjo festë unike e sportit është një ide dhe iniciativë e Princit Harry dhe bazohet në Lojërat e Luftëtarit Amerikan, të cilat ai mori pjesë në vitin 2013 në SHBA. Duka i Sussex-it, i ndikuar nga shërbimi i tij në Afganistan dhe imazhet e ashpra të ushtarëve të plagosur, vendosi të themelojë Lojërat Ndërkombëtare Invictus në nder të të gjithë burrave dhe grave që janë plagosur në shërbim të vendit të tyre. Ai si iniciator dhe mbështetës kryesor i lojërave do të jetë në Dusseldorf gjatë gjithë eventit, ndërsa në ditët në vijim pritet të jetë e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle.

Princi Harry njoftoi hapjen e lojërave me një fjalim emocionues, i cili përloti shumë njerëz dhe mori ovacione të vazhdueshme. Megjithatë, ka pasur edhe një moment shumë qesharak.

Gjatë fjalimit të tij, Duka i Sussex-it konfirmoi se Kolumbia, Izraeli dhe Nigeria tani janë pjesë e Lojërave dhe kjo mund të nënkuptojë pak më shumë ‘konkurrencë’ mes tij dhe Meghan.

“Tani nuk po them se kemi ekipe të preferuara në shtëpinë tonë”, tha Harry. “Por pasi gruaja ime zbuloi se është me origjinë nigeriane, ka të ngjarë të ketë pak më shumë konkurencë këtë vit”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!