Të shkarkuarit nga Edi Rama nuk kishin shumë fjalë për të thënë teksa ngjisnin shkallës drejt seancës që do t’i zhvishte nga detyra.
U përmbajtën edhe të përzgjedhurit e rinj të kryeministrit, për të mos e shfaqur entuziazmin e hyrjes në qeveri.
Brenda në sallë, të spostuarit nga Edi Rama u ulën pranë deputetëve, ndërsa të rinjtë, pritën në llozhë rezultatin e votimit.
Ogerta Manastriliu dhe Frida Krifca ishin dy ministret më të votuara në shkarkim, me 108 dhe 107 vota.
Shkarkimin e saj Olta Xhaçka e votoi me dorën e vetë, por kjo nuk ishte mjaftueshëm për Erjon Braçen. Ai ishte i vetmi deputetet që votoi kundër vullnetit të Edi Ramës.
Ministri i ri më i votuar ishte ai për Europën dhe Punët e Jashtme. Igli Hasani mori 74 vota, duke përfshirë edhe një votë nga opozita, demokratin Qani Xhafa.
Ervin Mete nuk u votua si ministër Financash, sepse mbante ende detyrën e kreut të AMF-së. Pasi Kuvendi e liroi në këtë seancë, atëherë të enjten do të bëhet emërimi i tij dhe spostimi i Delina Ibrahimajt.
Jashtë sallës, Gazmend Bardhi tha se mundesa e kryeministrit për të dhënë llogari për ndryshimet, është papërgjegjshmëri.
Mungesa e kryeministrit shoqëruar edhe me mospraninë e Lulzim Bashës, nuk ishin detajet e vetme në seancën plenare.
Për herë të parë, Taulant Balla kishte ndërruar karrigen me Bora Muzhaqin, duke mos pranuar të qëndrojë në rreshtin e poshtëm, por në atë të sipërm të kabinetit.
Pra Ministria e Brendshme mori dhe vizualisht rendesine e dikurshme. Taulant balla u ngjit një shkallë më siper. te pakten vizualisht Bledi Çuçi u zëvendësua me Bora Muzhaqin./abcnews.al