Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tension në Prishtinë, të lënduar policë dhe protestues! Tentohet shpërndarja e protestuesve dhe lirimi i daljeve të Kuvendit

schedule20:35 - 5 Tetor, 2026

schedule 20:35 - 5 Tetor, 2026

Është përshkallëzuar situata në Prishtinë pas protestës para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Specialja, të kalojnë edhe në lexim të dytë.

Nga protesta raportohet se kanë mbetur të lënduar zyrtarë policorë dhe protestues. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është parë edhe kryetari i OVL-UÇK-së.

Në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, Njësia Speciale ka ndërhyrë me autoblindë, ndërsa po përdor edhe topin me ujë për të shpërndarë protestuesit.



Situata mbetet e tensionuar edhe pranë Kuvendit të Kosovës, ku është hedhur sërish gazlotsjellës në drejtim të protestuesve.

Më herët, në rrugën “Agim Ramadani” janë djegur kontejnerë dhe është përdorur gazlotsjellës, ndërsa protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë dhe godinës së Kuvendit të Kosovës.

Protesta vijon, ndërsa forca të shumta policore ndodhen në zonën përreth Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!