Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndeshja Kosovë-Zvicër, reagon Rita Ora pasi pa foton e saj në tribunë: Të dua, vendi im i preferuar në të gjithë botën

schedule14:29 - 10 Shtator, 2023

schedule 14:29 - 10 Shtator, 2023

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, për kualifikimin në “Euro 2023”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Tifozët dardanë kishin përgatitur në tribunë një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët dhe mjekët. Në krye të banerit ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shihet me një shall në fytyrë me flamurin e Kosovës.

Kjo gjë i ka rënë në sy dhe këngëtares, e cila ka rishpërndarë në Instastory një foto, ku shkruhej: Prezenca e saj na solli neve fat.

Më pas Rita Ora ka rishpërndarë një video të presidentes Osmani e cila kishte shkruar: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!