FOTO/ E ekzekutua nga një automjet në lëvizje, ky është Leartiad Keka

schedule23:27 - 9 Shtator, 2023

schedule 23:27 - 9 Shtator, 2023

 

Personi që shihni më poshtë, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Viktima u qëllua nga një automjet tip “Audi A6” në lëvizje, teksa ishte dukë lëvizur me motor.

Fillimisht ai është rrëzuar dhe më pas ka tentuar të largohet, por autori e ka qëlluar sërish duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Pak minuta më vonë policia gjeti të djegur “audin”, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetin për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Mësohet se viktima është dënuar në vitin 2005 me 10 vite burg, për vjedhje me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim, ndërsa nuk dihet nëse kjo ka lidhje me ngjarje e sotme.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!