Vlora vijon të mbetet preferenca e turisteve të huaj edhe në shtator.
80% e prenotimeve në njësitë akomoduese jane nga të huajt. Pushuesit jane nga vende te ndryshme të botës. Ata pohojnë se Vlora është qytet i bukur për të kaluar disa ditë të qeta në shtator.
“Jemi nga Spanja. Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Nuk e njihnim me parë. Natyrisht që na ka pelqyer shumë. Shetitorja në bregdet apo edhe mikepritja. Vlora eshte qytet shume i bukur ndersa do te shohim edhe Tiranën.”
“Jam nga Gjermania. Kam lexuar ne Instagram dhe ja ku jam në Shqipëri. Gjashte ditë do të qëndrojmë. Vendi është shume i bukur, restorantet janë shume të mirë, mikepritja. Pushimet ne shtator janë ideale. Nuk kemi impenjime per shkollen dhe femijet. Dhe jemi ketu duke pushuar. Gjithcka shume mire.”
“Jam nga Ukraina. Kam disa ditë në Vlorë dhe ky është një qytet shumë i bukur.Është hera e parë që ndodhem këtu. Shume bukur Vlora.”
“Jam nga Italia. Shume bukur. Nuk e kisha pare asnjehere Shqiperine dhe ja ku jemi. Pastaj Vlora është një vend shumë i bukur. Ka lungomare. Ndërsa dje kemi vizituar edhe nje keshtjelle. Është shumë mirë, do te kthehemi. Ndoshta edhe blejme shtepi këtu. Në Vlore kanë investuar shumë para. Kane bërë gjëra shumë të mira ketu. Ja vlen gjithcka.”
Prenotimet dhe interesi i te huajve për të vizituar qytetin pritet të jetë i lartë edhe pas kësaj periudhe të sezonit./abcnews.al