Policia e Elbasanit ka arrestuar një flagrancë një 62-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ka ndaluar autorin.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin, 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al