Zbulohet prapaskena, City i ofroi Bayernit një sulmues

schedule13:13 - 2 Tetor, 2019

schedule 13:13 - 2 Tetor, 2019

Bild ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante në lidhje me merkaton e verës që lamë pas. Bayern Munchen insistoi shumë për shërbimet e Leroy Sane të Manchester City. Tratativat zgjatën shumë dhe në momentin që klubet ishin afër akordit përfundimtar, Sane u dëmtua dhe gjithçka u bllokua.

Sipas Bild, drejtuesit e kampionëve të Anglisë i bënë një propozim homologëve gjermanë: ”Merrni Gabriel Jesus për 100 milionë euro”. Në Bavari nuk u tunduan aspak nga sulmuesi brazilian dhe përgjigja e tyre ishte negative. Bayern dëshironte me çdo kusht Sane dhe nuk e vlerësoi aspak opsionin Gabriel Jesus.

“Gjiganti” bavarez e kishte ndarë mendjen për të transferuar në Mynih lojtarin e kombëtares gjermane. Dëmtimi i tij erdhi në momentin më të papërshtatshëm dhe më pas u zgjodh huazimi i Ivan Perisic nga Interi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!