Shënoi “perlën” e mbrëmjes, Bajrami: Goli më i bukur i karrierës

schedule08:38 - 8 Shtator, 2023

schedule 08:38 - 8 Shtator, 2023

Perla e Nedim Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Në prononcimin për ‘SuperSport’, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme dhe festës e bisedës me babanë e tij.

“Goli më i bukur i karrierës? Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë këshu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë sot.

Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim.

Çfarë mungoi në ofensivë? Futbolli kështu është, një rast një gol. Të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë shumë mirë.

Roli në fushë? Jam i lumtur. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, të vazhdojmë kështu.

A e ndjej besimin e trajnerit Sylvinho? Ai më ka ndihmuar shumë mentalisht. Kam shumë vetbesim me Sylvinhon. Duhet të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë skuadrën.

E festova golin me babin, i thashë që të dua shumë. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Polonisë”, u shpreh 24-vjeçari nga Tetova./ h.ll/abcnews.al