90 milionë gati, United projekton dy goditje në janar

schedule12:56 - 2 Tetor, 2019

schedule 12:56 - 2 Tetor, 2019

Manchester United bëhet gati të shpenzojë në merkaton e janarit. “Daily Star” raporton se përgjegjësi i transferimeve te “Djajtë”, Ed Woodward, ka pasur një bisedë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe i është premtuar se do të ketë një fond të rëndësishëm për të ndërhyrë në merkato në janar.

Nisja jo e emirë e kampionati i ka bindur anglezët të bëjnë ndryshime dhe raportohet se janë gati 90 milionë sterlina për të afruar dy lojtarë të rëndësishëm. Njëri prej tyre është në sulm dhe i përzgjedhuri është Moussa Dembele, i Lyon. Sulmuesi vjet shënoi 15 gola, kurse këtë sezon ka realizuar gjashtë gola në tetë ndeshjet e para të kampionatit.

Moussa Dembele, sulmuesi i Lyon

Për 23-vjeçarin po projektohet një ofertë që kap shifrën e 50 milionë sterlinave. Shpresohet shumë që francezët të tundohen nga ky propozim dhe t’ua shesin yllin e tyre. Pjesa tjetër e fondit do investohet për një mesfushor qendre. Declan Rice duket i paarritshëm, pasi West Ham kërkon të paktën 80 milionë euro. Kjo shumë nuk paguhet nga Manchesteri.

Sean Longstaff është lojtari të cilin United do e tentojë sërish. Në verë Newcastle kërkoi 55 milionë euro, por dëmtimet e kanë penalizuar dhe ka luajtur pak së fundmi. Gjithsesi ai është pjesë e kombëtares. Woodward shpreson që Newcastle të ndikohet nga kriza që po kalon dhe ta shesë mesfushorin për shumën e 40 milionë sterlinave. /abcnews.al

Sean Longstaff, mesfushori i Newcastle

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!