Trajneri i Lyon në prag shkarkimi, klubi “eksploron” për teknikun e ri

schedule14:16 - 7 Shtator, 2023

schedule 14:16 - 7 Shtator, 2023

Me vetëm 1 pikë, në 4 përballjet e para të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, skuadra e Lyon ndodhet në fundin e tabelës dhe së shpejti pritet që bordi i skuadrës t’i japë fund bashkëpunimit me teknikun Laurent Blanc.

Për këtë arsye bordi i klubit ka nisur kërkimet për gjetjen e një tekniku të ri, i cili mund të nxjerrë skuadrën nga kjo krizë e këtij fillim sezoni dhe deri më tani në listën e francezëve janë tre emra goxha të njohur në futbollin evropian.

I pari në liste ishte ish-tekniku i Chelsea, Graham Potter, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, anglezi e refuzoi ofertën e Lyon. Pas Potter, në listë janë tekniku portugez i Lille, Paulo Fonseca, si dhe spanjolli, Julen Lopetegui, i cili së fundmi la stolin e “ujqërve” të Wolverhampton. /i.m /abcnews.al