Për pesë ditë linja e transportit detar nga Vlora drejt Brindisit nuk do të funksionojë. Kjo për shkak se trageti ka hyrë në remont. Lajmi u dha nga autoritetet e Portit, të cilat thanë se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë asnjë traget tjetër. Ndërkohë kompania është njoftuar që ka dhjetë ditë afat për të rifilluar transportin, në të kundërtën do të nisin penalizimet siç janë parashikuar në kontratë. Sipas të njëjtave burimeve thuhet se pasagjerët që kanë prerë biletat janë njoftuar për këtë avari dhe ata do t’i drejtohen pikave të tjera kufitare për të vazhduar udhëtimin. /abcnews.al
Trageti me defekt, Vlora pesë ditë pa transportin detar drejt Italisë
schedule12:10 - 2 Tetor, 2019
schedule 12:10 - 2 Tetor, 2019