Zjarrfikësit e Fierit kanë arritur të lokalizojnë flakët në Radostinë që vijuan prej disa orësh. Aktualisht ka vetëm një vatër dhe nuk ka rrezik për banesat.
Zjarri ra në kodrat e Radostinës e kufizuar me fshatin Shëndelli dhe ka djegur sipërfaqe me lisa e shkurre.
Për këtë rast nuk ka ende një autor dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që një ditë më parë policia arrestoi një 58 vjecar nga fshati Zhamë, i cili nga pakujdesia shkaktoi djegien massive të ullinjve në kodrat e fshatit.
U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të disa zonave dhe efektiveve të mbrotjes për ta shuar atë pas shumë orëve punë./abcnews.al