Përleshje mes ushtrisë pakistaneze dhe talebanëve pranë kufirit me Afganistanin, 13 të vdekur

schedule21:14 - 6 Shtator, 2023

schedule 21:14 - 6 Shtator, 2023

Ushtria pakistaneze, me ndihmën e përforcimeve të dërguara në kufi, ka zmbrapsur një sulm të nisur nga Afganistani nga “qindra” talebanë pakistanezë, tha një zyrtar i lartë.

“Ishin me qindra të tillë, të pajisur me armë të rënda dhe të lehta. Ne ishim gati të përballeshim me sulmin, dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdoi për rreth katër orë”, tha për AFP, Mohammed Ali, zëvendëskomisioneri i qarkut Sitral.

Lëvizja Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP) e Pakistanit është forcuar që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021. Islamabad shpesh akuzon vendin fqinj se strehon kryengritësit pakistanezë, gjë që talebanët e mohojnë.

Muhammad Ali tha se 4 ushtarë pakistanezë dhe 9 kryengritës u vranë në betejë.

“Ne kemi monitoruar lëvizjet e tyre në zonat afër kufirit për dy-tre ditë. Informatorët gjithashtu na informuan për lëvizjet e organizatës dhe ne ishim të gatshëm të merreshim me ta,” insistoi ai.

Në deklaratën e vet, TTP pretendoi se kishte kapur dy poste ushtarake në rrethin Boburit të Sitral.