Sane-Bayern, të rejat e fundit nga Gjermania

schedule10:31 - 2 Tetor, 2019

schedule 10:31 - 2 Tetor, 2019

Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej objektivave më të mëdha të merkatos. Leroy Sane është dëshira e madhe, që gjermanët për pak desh e realizuan gjatë kësaj vere. Një dëmtim i sulmuesit anësor bëri që bavarezët të tërhiqeshin.

Sane do edhe disa muaj të rikthehet pas operimit të ligamentit.  Së fundmi mësohet se sulmuesi ka hequr patericat dhe Bayner Munich po mendon të hedhë një hap drejt lojtarit. Gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan se kampionët e Gjermanisë po planifikojnë të kontaktojnë menaxherin e lojtarit në javët në vazhdim.

Edhe presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness, pak kohë më parë deklaroi se e kanë nën vazhdim Sane. Për “Sport Illustrated” fjalët e tij ishin: “Duhet të shohim se di po shkon rikuperimi tij. Më pas, në janar ose shkurt, drejtuesit e rinj do të mblidhen dhe ta mendojnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!