Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor.
Përmes një noftimi në facebook ambasada e SHBA njoftoi se:
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, njoftoi ambasada amerikane disa ditë më parë. /abcnews.al


