Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje një person të akuzuar për aktivitete spiunazhi në favor të Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i magjistraturës së Teheranit, që ka saktësuar se i pandehuri e ka apeluar vendimin.
Autoritetet në Republikën Islamike nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe as kombësinë e personit të dënuar.
Përveç tij gjykata ka dënuar me nga 10 vjet burg edhe 3 shtetas iranianë, dy për spiunazh për llogari të Shteteve të Bashkuara dhe një për llogari të Britanisë së Madhe./ABC News Albania 24/7