Forcat ruse kanë filluar të vendosin në disa prej avionëve të tyre luftarakë goma makinash në një përpjekje për t’i mbrojtur ata nga sulmet me dronë ukrainas që janë intensifikuar javët e fundit.
Imazhet satelitore nga Maxar i bazës së Forcave Ajrore Engels, panë dy avionë Tu-95, krahët e të cilëve ishin mbuluar me goma.
New @Maxar images show tires placed on top of two Tu-95 bombers at Engels airbase near Saratov, Russia. Experts say this could be a makeshift attempt to protect them from Ukrainian drone strikes. https://t.co/2MkHZ3bwT6 pic.twitter.com/7EHSxL0pDd
— Gianluca Mezzofiore (@GianlucaMezzo) September 5, 2023
Zyrtarisht, mbetet e paqartë pse rusët po maskojnë avionët e tyre me goma, por ekspertët besojnë se kjo është një përpjekje jo vetëm për të shtuar një shtresë tjetër mbrojtjeje kundër dronëve ukrainas, por edhe për të zvogëluar dukshmërinë e avionit, veçanërisht gjatë natës.
Megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët e One Way Aerospace, prodhuesi i dronëve ukrainas, ky veprim ka më shumë gjasa të ketë rezultate të kufizuara.
“Ai mund të zvogëlojë gjurmën termike të avionëve të ekspozuar në pistat e aeroportit, megjithatë ato dallohen me kamera infra të kuqe,” vëren një ekzekutiv i kompanisë.
“Edhe pse duket pak budallallëk, duket se ata po përpiqen të bëjnë më të mirën për të mbrojtur avionët e tyre, të cilët janë një objektiv i lehtë.
Nëse kjo do të funksionojë varet nga armatimi që mbart raketa ose droni”, shpjegon Stefan Ëatkins, një konsulent kërkimor në një kompani që gjurmon anijet dhe avionët.
Ai shtoi se gomat mund të përdoren për të parandaluar nga shpërthimi apo dëmtimi i avionit. NATO është në dijeni të mbulimit të avionëve rusë me goma, tha një zyrtar i aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili foli për CNN në kushte anonimiteti.
Rikujtojmë se gjatë javëve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet e saj kundër objektivave strategjikë brenda Rusisë.
/abcnews.al