Merkatoj e verës ka përfënduar që prej mbrëmjes së 1 shtatorit dhe sërish “ylli” i futbollit evropian, Kylian Mbappe nuk arriti të kompletonte transferimin e tij, te “galaktikët” e Real Madrid, teksa vendosi në minutën e fundit të qëndronte te kampionët e Ligue 1.
Mirëpo, pavarësishts e nuk arriti dot të vinte në Madrid, disa prej lojtarëve të “los blancos” ishin të bindur për transferimin e tij në “Bernabeu” e ndër ta është dhe anësori i mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili për mediat u shpreh se të gjithë ishin në pritje të mbërritjes së francezit.
“Nuk do t’ju them se nuk ka pasur diskutime, por në disa biseda para-sezonale pas darkës u dëgjuan lloj-lloj opinionesh. Unë me të vërtetë mendova se ai do të vinte dhe unë me të vërtetë mendoj se Real Madrid do të ishte opsioni i tij i preferuar.
Menduam se do të na bashkohej, por më pas diçka shkoi keq dhe Mbappe nuk erdhi. Ai është një nga më të mirët dhe më të mirët luajnë për Madridin”,- u shpreh anësori i mbrojtjes së “galaktikëve”. /i.m /abcnews.al