Real Madrid nuk arriti të marrë fitoren përballë belgëve të Club Brugge, në Santiago Bernabeu. “Los Blancos” ishin favoritët kryesor para fillimit të sfidës, por brenda pjesës së parë, e panë veten në disavantazh 0-2.
Ishte sulmuesi Dennis ai që shënoi dy gola gjatë fraksionit të parë, duke shokuar vendasit. Në pjesën e dytë, Reali reagoi dhe arriti të barazojë gjithccka. Fillimisht, ishte Sergio Ramos ai që shënoi, në minutën e 55-të. Kapiteni i Brugge, Vormer, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të dhe vetëm pak sekonda më vonë, Casemiro barazoi gjithccka, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al
FT | Champions League
Real Madrid – Club Brugge 2-2
Ramos 55′, Casemiro 85′ / Dennis 9′ 40′