TIRANË – 7 vite më parë, më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.
Dorëshkrime të Nënë Terezës, përfshi edhe letëren e parë origjinal zbuluar 2 vite më parë në fondin e papërpunimit të Ramiz Alisë u ekspozuan në vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për pak ore ne oborrin e presidencës
Ardit Bido nënvizon me rëndësi letrën e shkruar nga dora e saj e vitit 1989 dhe përmban pasazhe shqip.
Krahas letrës që i dërgoi qeverisë shqiptare më 29 gusht 1989, ku shprehte dëshirën që të vinte e të takonte nënën dhe motrën e saj në Shqipëri. Per here te parë prezantohet edhe letra që Ismail Kadare i dërgon po atë vit autoriteteve për rëndësinë që kishte Nënë Tereza mes arbreshëve.
Ekspozita shpalos të dhëna me rëndësi lidhur me angazhimin e humanists shqiptare. Mes dokumentave te përzgjedhur bjnë pjesë informacione mbi vizitën e saj të parë në Shqipëri në vitin 1989, dorëshkrime që dëshmojnë atdhedashurisë e saj për tokën amë, si edhe vendime të Këshillit të Ministrave për nderimin dhe përjetësimin e figurës së bamirësses së përbotshme.
Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.
Gruaja me shtat të vogël e imtë, i dëshmoi botës forcëen e dashurisë dhe dhembshurisë./abcnews.al