Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transgjinorët, terapi hormonale/ Trajtimi ofrohet për moshat mbi 16 vjeç, mbulohet financiarisht nga shteti

schedule13:51 - 29 Maj, 2026

schedule 13:51 - 29 Maj, 2026

Qendra Spitalore  Universitare “Nënë Tereza” do të ofrojë terapi hormonale për transgjinorët. Të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë gjininë, tashmë  mund ta bëjnë nëprmjet terapisë hormonale të ofruar në spitalin publik.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për trajtimin, i cili do të realizohet pranë shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT.

Trajtimi do të ofrohet për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.



Sipas procedurës, terapia zakonisht mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta edhe më herët. Përpara nisjes së trajtimit, pacientët duhet t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe psikosociale, analizave laboratorike dhe të firmosin dokumentin e pëlqimit të informuar.

Protokolli përcakton se terapia hormonale sjell ndryshime graduale fizike, të cilat zhvillohen përgjatë muajve dhe viteve të para të trajtimit. Tek burrat transgjinorë mund të ndodhë trashja e zërit, rritja e qimeve dhe shtimi i masës muskulore, ndërsa tek gratë transgjinore zhvillimi i gjoksit, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i qimeve trupore.

Dokumenti parashikon edhe monitorim të vazhdueshëm mjekësor, për shkak të rreziqeve që mund të shoqërojnë terapinë hormonale, si problemet kardiovaskulare, hipertensioni apo çrregullimet metabolike. Kontrollet do të jenë më të shpeshta gjatë vitit të parë të trajtimit.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, terapia hormonale do të mbulohet nga fondet publike përmes sigurimeve të detyrueshme shëndetësore, ndërsa deri më tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri i janë drejtuar klinikave private jashtë vendit për të ndryshuar gjininë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!