Nuk është kthyer në muze/ Shtëpia ku kanë jetuar familjarët e Nënë Terezës qëndron e kyçur

schedule15:49 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:49 - 5 Shtator, 2023

SHKODËR– Në shtëpinë që ndodhet pas kësaj porte të drunjtë ka jetuar për një vit familja e Nënë Terezës.

Nena, motrat dhe vëllai i shenjtores shqiptare kanë qëndruar në këtë banesë në lagjen “Badra” të Shkodrës nga viti 1932 deri në vitin 1933.

Si dëshmi që aty kanë banuar përkohësisht të afërmit e Nene Terezes janë këto dy pllakata prej mermeri vendosur kohë më parë.

Ndër vite janë bërë përpjekje qe shtëpia të kethehet në muze por ende dhe sot e kesaj ditë nuk e gëzon një status të tillë.

Dera qëndron e kyçur.

Të zotët e shtëpisë, dy të moshuar janë përpjekur që ta mirëmbajnë strehën e përkoshme të familjareve të humanistes shqiptare pa mbeshtetje institucionesh. Shpesh ata kanë pasur dashamirësinë që ta hapin shpesh për vizitorët.

Në pamjet e filmuara pak kohë më parë nga abc news brenda shtëpisë ndodhen ende disa objekte që janë përdorur nga të afërmit e nënë terezes, si kjo tavolinë dhe ky shtrat.

Shtëpinë, në këtë rrugicë të Shkodrës Nënë Tereza nuk e vizitoi kurre, as në ato pak herë që erdhi në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!