Ashtu si Inter e Milan dhe “katalanasit” e Barcelona kanë dërguar në UEFA listën e plotë me lojtarët e përzgjedhur nga tekniku Xavi, që janë përzgjedhur për ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Champions League.
Pjesë e listës së teknikut Xavi për ndeshjet e kësaj gare janë 27 futbollistë, 19 prej tyre nga skuadra e parë, gjashtë lojtarë nga Barça B dhe dy lojtarë nga skuadra U19, si dhe të afruarit e kësaj merkatoje vere, Inigo Martinez, Joao Cancelo, Oriol Romeu, Ilkay Gundogan e Joao Felix.
Ndërkaq, kujtojmë se Barcelona ndodhet në grupin H, të Champions League e së bashku me “blaugranat” në këtë grup ndodhen dhe ukrainasit e Shakhtar Donetsk, “dragonjtë” portugez të Porto dhe belgët e Antëerp.
Lista e plotë e lojtarëve:
Marc-Andre Ter Stegen, Joao Cancelo, Balde, Ronald Araujo, Inigo Martínez, Gavi, Ferran Torres, Pedri, Robert Leëandoëski, Raphinha, Inaki Pena, Joao Felix, Oriol Romeu, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Ilkay Gundogan, Jules Kounde, Ander Astralaga, Lamine Yamal, Angel Alascon, Marc Casado, Diego Kochen, Fermin Lopez, Pau Cubarsi, Aleix Garrido. /i.m /abcnews.al