Club Brugge ka shënuar dhe golin e dytë kundër Real Madrid dhe është shumë pranë një fitoreje historike në “Santiago Bernabeu”. Ishte Luka Modric ai që bëri një gabim trashanik në mbrojtje, duke i dhuruar topin sulmuesit Dennis.
Autori i golit të parë e pa veten të vetëm përballë Courtois dhe nuk e pati të vështirë të shënojë golin e dytë personal dhe për Brugge. Një gol që erdhi si rrufe në qiell të hapur, pasi Real Madrid e dominoi takimin./abcnews.al
Champions League
Real Madrid – Club Brugge 0-2
Dennis 9′ 40′